Blin Shala, djaloshi ambicioz që synon podiumet e garave të mëdha

0%

Blin Shala padyshim është njëri nga garuesit tanë të kartingut me të ardhme premtuese. Përveç paraqitjeve të suksesshme në garat vendore, Blini është duke fituar edhe përvojë ndërkombëtare. Sivjet, ai ishte pjesëmarrës në tri gara të njërit nga kampionatet në Itali, organizuar nga IRK PROMOTIN në bashkëpunim me TB Kart.

Fillimisht, në mars, ai ishte në Ottobiano Cirkuit në Milano, pastaj dy herë në Franciacorta të Bergamos, në prill dhe qershor. Në të tria garat ai pati paraqitje dinjitoze, duke u renditur në mesin e 20 më të mirëve në një konkurrencë të fortë me 80-100 garues.

Më 12 e 13 shtator, Blini do të jetë sërish në Itali, pasi ka marrë ftesë për të qenë pjesë e një ekipi italian për garën prestigjioze THE 24. Në “Gare Enduranc” do të marrin pjesë mbi 50 ekipe me nga 6 garues dhe mbahet në Lenovo Otobiano Pista në Milano. “Do të shkoj në Itali me synimin për rezultate sa më të mira.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Auto sporti është pasioni im, ndërsa në të ardhmen shpresoj të jem pjesë e garave të mëdha. Me vullnetin dhe dashurinë ndaj këtij sporti dhe mbështetjen e madhe që e kam nga familja, jam optimist se do të kem shumë suksese. Në këtë mënyrë shpresoj që, veç vetes e familjes ta bëj krenare edhe Kosovën”, ka thënë Blin Shala për faqen zyrtare të FASK-ut.

Duhet theksuar se në garën që do të mbahet në Milano, Blini (12 vjeçar) do të jetë garuesi më i ri.

Burimi: Bota Sot