Shaban Tërstena me mesazh të fortë për xhudistët e Kosovës: Suksese,

0%

Legjenda e mundjes, Shaban Tërstena, ka një mesazh të fuqishëm për xhudistët dhe xhudistet e Kosovës, të cilat nesër do të dalin në fushëbetejë në luftë për medalje në Lojërat Mesdhetare. Sportisti më i mirë shqiptar i të gjitha kohërave, Tërstena, tha se në Taranto është vendi ku shkruhen fitoret e reja.

Kampioni olimpik në vitin 1984 dhe nënkampioni olimpik në vitin 1988, thotë se çdo pikë, çdo sekondë dhe çdo betejë në tapet le të jetë për Kosovën “Tani nesër është radha e luanëve dhe luaneshave të Kosovës të dalin në mejdanin sportiv në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”. Sportistit nuk i mjafton vetëm forca. Duhet zemër, guxim, përkushtim dhe shpirt luftarak!

Çdo pikë, çdo sekondë dhe çdo betejë në tapet le të jetë për Kosovën, dhe për të gjithë ata që besojnë në këta kampionë! Ju priftë e mbara! U bëftë Taranto vendi ku shkruhen fitoret e reja, ku djersa kthehet në lavdi dhe ku gjaku e jua e pastër dardane i Kosovës të ngrihet lart në piedestalin e Lojërave Mesdhetare! Luanë e luanesha, mos u dorëzoni!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Hyni në mejdan me kokën lart, luftoni deri në sekondën e fundit dhe tregoni se Kosova ka kampionë që nuk tremben nga asnjë kundërshtar! Fitorja nuk dhurohet ajo fitohet me zemër, me djersë dhe me sakrificë! Suksese, kampionë! Fitoret dhe medaljet ju presin!

Me respekt, Kampioni Olimpik dhe fitues i tri medaljeve të arta në Lojërat Mesdhetare – 1983, 1987 dhe 1991”, k a shkruar Tërstena në profilin e tij në facebook.

Burimi: Bota Sot