Arrestimi i Ergys Agasit, Policia e Durrësit reagim zyrtar

0%

Policia e Durrësit ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me arrestimin e Ergys Agasit, i shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të dosjes së AKSHI-t. Në të njëjtin operacion është arrestuar edhe Ulian Shpataraku, i cili udhëtonte në të njëjtin automjet me Agasin.

“Finalizohet operacioni policor i koduar “The Wanted” Drejtoria Vendore e Policisë Durrës dhe strukturat operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), finalizuan operacionin e koduar “The Ëanted”. Si rezultat i operacionit, në Durrës u kap shtetasi E.

A., i shpallur në kërkim nga SPAK-u. Në kuadër të operacionit, u kap dhe u arrestua edhe shtetasi U. Sh., i cili udhëtonte në të njëjtin automjet me personin e kërkuar E. A. ”, njofton policia. Ndërkohë, sipas gazetares Klodiana Lala Agasi dhe Shpataraku janë lokalizuar fillimisht në Elbasan, ku ndodheshin së bashku në një automjet.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Më pas, të dy ata kanë udhëtuar drejt Durrësit, ku janë kapur nga policia në zonën e Plepave. Sipas raportimit, Shpataraku dyshohet se akuzohet për përkrahje të autorit të krimit, në këtë rast Ergys Agasit.

Shpataraku, sipas gazetares Lala, ka qenë person i besuar i ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, dhe dyshohet se ka pasur ndikim të konsiderueshëm brenda strukturave të Policisë së Shtetit. Gjatë aksionit janë sekuestruar edhe disa sende personale, mes tyre çanta, por ende nuk dihet se çfarë përmbajtje kanë pasur ato.

Burimi: Bota Sot