Arrestimi i Ergys Agasit, Belind Këlliçi zbulon skenarët

0%

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar pas arrestimit të Ergys Agasit, duke ngritur pikëpyetje mbi zhvillimet brenda mazhorancës dhe duke hedhur një sërë skenarësh mbi arsyet që, sipas tij, mund të kenë çuar në prangosjen e tij.

Në reagimin e tij, deputeti demokrat ngre pyetjen se çfarë ka ndryshuar në raportet brenda kupolës së pushtetit, që Agasi, i shpallur në kërkim prej muajsh, u arrestua pikërisht tani. Më tej, ai ka ngritur tezën se arrestimi mund të jetë i lidhur me përplasjet e brendshme në pushtet, konkretisht mes ish-zv.kryeminites Belinda Balluku dhe kryeministrit Edi Rama.

“Është e thjeshtë dhe e logjikshme teza që kjo të jetë një lëvizje emergjente e Ballukut, nën urdhërat e të cilës është kryepolici Skënder Hita, i njohur gjerësisht dhe si Skënder Balluku, si shenjë presioni ndaj Edi Ramës!!!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në shtator priten ndryshime në qeveri, nën trysninë që ka krijuar protesta e 88 ditëve, dhe të besuarit e Ballukut që janë gjysma e qeverisë, janë më të rrezikuarit!”, shkruan deputeti. Në vijim, deputeti i PD-së ngre edhe një pretendim tjetër lidhur me SPAK-un, i cili sipas tij, është duke zyrtarizuar kërkesën e dytë për imunitetin e Ballukut.

“Informacione ka se edhe kërkesa e dytë e SPAK për imunitetin e Ballukut, është tashmë drejt zyrtarizimit!”, deklaron Këlliçi. “Me lëvizjen sot dhe goditjen e Agasit, ish-zëvendëskryeministrja i dërgon mesazh të qartë shefit të Organizatës se çfarë është në gjendje të bëjë. Duke i thënë t’i mbajë larg duart nga qeveria, që praktikisht ajo e ka nën kontroll të plotë!”, përfundon ai.

Reagimi i deputetit të PD-së Belind Këlliçi: Cilat raporte në kupolën e Organizatës janë prishur, që u arrestua sot Gysi i Ramës?! Ergys Agasi edhe pse në kërkim policor prej muajsh, ishte në rutinën e tij duke udhëtuar me makinë nga Elbasani në Durrës, nën shoqërinë e një ish drejtuesi të lartë të policisë së shtetit, kur u arrestua pak më parë.

Sërish u konfirmua denoncimi i Partisë Demokratike se koordinatori i Edi Ramës për krimin dhe një prej njerëzve më të afërt të Kryeministrit, kishte mbrojtje shtetërore dhe nuk ndalohej nga policia, edhe pse dihej shumë mirë se ku shkonte, ku fshihej e ku qëndronte.

Po çfarë ka ndryshuar në raportet dhe përplasjet e pushtetit, brenda kupolës së Organizatës Kriminale ‘Rilindja’, që sot u vendos të ndërpritej rehatia e Agasit, dhe t’i vendoseshin prangat?!

Është e thjeshtë dhe e logjikshme teza që kjo të jetë një lëvizje emergjente e Ballukut, nën urdhërat e të cilës është kryepolici Skënder Hita, i njohur gjerësisht dhe si Skënder Balluku, si shenjë presioni ndaj Edi Ramës!!! Në shtator priten ndryshime në qeveri, nën trysninë që ka krijuar protesta e 88 ditëve, dhe të besuarit e Ballukut që janë gjysma e qeverisë, janë më të rrezikuarit!

Informacione ka se edhe kërkesa e dytë e SPAK për imunitetin e Ballukut, është tashmë drejt zyrtarizimit! Me lëvizjen sot dhe goditjen e Agasit, ish zëvendëskryeministrja i dërgon mesazh të qartë shefit të Organizatës se çfarë është në gjendje të bëjë. Duke i thënë t’i mbajë larg duart nga qeveria, që praktikisht ajo e ka nën kontroll të plotë!

Sot i’a arrestoi Gysin, në makinë me Shpatarakun! Nesër, mbase i arreston O lsin, në ndonjë zyrë kadastre, apo ambjent kazinoje!

Burimi: Bota Sot