Abdixhiku: Kemi avancuar për presidentin, por LDK-ja…

0%

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka folur pas takimit me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke thënë se palët kanë avancuar në diskutimet për presidentin e vendit. Abdixhiku bëri të ditur se në takimin e sotëm janë diskutuar emra konkretë dhe se shumica e propozimeve janë në përputhje me parimet për të cilat palët janë dakorduar më herët.

“Ky është një hap përpara, sepse kemi kaluar te emrat. Për shkak të ndjeshmërisë së procesit, nuk mund të diskutoj për emra konkretë, por do të takohemi sërish”, tha Abdixhiku. Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka theksuar se LDK-ja nuk është “vagon” i asnjë partie tjetër, duke nënvizuar se qëndrimet e saj janë të pavarura.

“LDK-ja është e LDK-së, nuk është vagon i asnjë partie tjetër” , ka deklaruar Abdixhiku.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot