Guler: I kërkojmë falje tifozëve, jemi të trishtuar

0%

Shpërndaje në: Përfaqësuesja e Turqisë u eliminua nga Botërori pas dy humbjeve në dy ndeshjet e para të grupit. Turqia të shtunën në orët e hershme të mëngjesit u mposht 1:0 nga Paraguai. Turqia u mposht edhe në ndeshjen e parë të Grupit D nga Australia me rezultatin 2:0. Ylli i Real Madridit, Arda Guler, i ka kërkuar falje tifozëve të Turqisë për eliminimin nga Botërori.

Guler gjithashtu tha se skuadra është shumë e trishtuar. “Jemi vërtet, vërtet të trishtuar. Kjo është gjithashtu e turpshme, u kërkojmë ndjesë tifozëve tanë. Jemi thjesht jashtëzakonisht të trishtuar. Nuk di si t’i shpreh ndjenjat tona”, ka thënë 21-vjeçari. Me dy humbje të regjistruara, Turqia u bë skuadra e dytë pas Haitit që eliminohet nga Botërori.

Ndeshjen e fundit në grup, Turqia do ta luajë ndaj SHBA-së më 26 qershor.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha