Veprimtari shqiptar në SHBA, Agim Aliçkaj, ka deklaruar se rinia shqiptare po kërkon demokraci të vërtetë, shtet të fortë dhe liderë të pakorruptuar.
Përmes një reagimi publik, Aliçkaj tha se qytetarët e Kosovës e kanë bërë ndryshimin përmes votës, ndërsa opozita duhet të heqë dorë nga bllokadat që, sipas tij, janë të dëmshme dhe të pakuptimta Duke iu referuar situatës në Shqipëri, ai vlerësoi se ndryshimi mund të vijë vetëm përmes protestave paqësore, ndërsa kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke pretenduar se ai ka humbur legjitimitetin politik.
Aliçkaj theksoi gjithashtu se shqiptarët dëshirojnë bashkim kombëtar dhe bëri thirrje që Rama të largohet sa më parë nga pushteti. Shkrimi i Aliçkajt: RINIA SHQIPTARE KËRKON DEMOKRACI DHE SHTET TË VËRTETË E TË FORTË – Kërkon liderë të pakorruptuar. – Kërkon ndryshim. Populli i Kosovës e bëri ndryshimin me votë.
Opozita- humbësit e zgjedhjeve duhet të heqin dorë nga bllokadat e dëmshme dhe të pakuptimta. Populli i Shqipërisë mund ta bëjë ndryshimin vetëm me protesta paqësore. MBARË POPULLI SHQIPTAR DON BASHKIM KOMBËTAR! Edi Rama e ka humbë legjitimitetin, populli shqiptar nuk e do. Sa më shumë e shtyen dorëheqjen, aqë më keq për te, për Shqipërinë dhe për mbarë kombin shqiptar.
Edi Rama, bëhu burrë i mirë njëherë në jetën tënde. JEP DORËHEQJE! IK SA MË PARË ME KLIKËN TËNDE! Intervista ime e plotë dhënë gazetarit të mirënjohur, z. Dylber Balla .
