Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se SHBA-ja do ta “bombardojë pa mëshirë Omanin” nëse ky vend ndërhyn në çështjen e Ngushticës së Hormuzit, në mes të konfliktit me Iranin. Trumpi e bëri deklaratën gjatë një interviste me gazetarin e Fox News, Trey Yingst, ndërsa armëpushimi mes SHBA-së dhe Iranit pritet të përfundojë.
“Nëse Omani na del përpara, do ta bombardojmë pa mëshirë”, tha Trump. Irani deklaroi javën e kaluar se është në negociata me Omanin për mënyrën e rihapjes së Ngushticës së Hormuzit, një rrugë strategjike për transportin detar të naftës.
Ndryshe, Shtetet e Bashkuara dhe Irani nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi në qershor, me qëllim ndërprerjen e armiqësive dhe hapjen e rrugës për një “marrëveshje përfundimtare” brenda 60 ditësh për t’i dhënë fund luftës në të gjitha frontet dhe për të zgjidhur çështje të ndërlikuara, siç është programi bërthamor i Teheranit.
Afati 60-ditor përfundoi në mesnatë, pa asnjë marrëveshje konkrete deri më tani.
