Jarinje, arrestohet për falsifikim dokumentesh, të dyshuarit i

0%

Policia e Kosovës sot më , në vazhdën e hetimeve të një rasti paraprak ‘’Falsifikim i dokumenteve’’, ka arrestuar një person të dyshuar. Rasti ka ndodhur në Jarinjë. Ndërsa është bërë e ditur se me urdhër të prokurorit është kryer edhe një kontroll në shtëpinë e të dyshuarit në Leposaviq.

“Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar 45 copë fishekë të calibrave të ndryshëm dhe disa pjesë të uniformës. Ndërsa në cilësinë e provave materiale për rastin ‘’Falsifikim i dokumenteve’’ është sekuestruar një telefon personal, i tipit REDMI 5G”- thuhet në njoftim.

Po ashtu është bërë e ditur se pas intervistimit në prezencën e avokati mbrojtës, personi i dyshuar me vendim të prokurorit dërgohet në ndalim prej 48 orësh, përderisa të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim me organet e drejtësisë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Kallxo