Premier League është gati të rikthehet me një tjetër sezon spektakolar. Edicioni 2026/27 nis më 21 gusht, me 20 skuadra që do të garojnë në 38 javë për titullin kampion, vendet që dërgojnë në Evropë dhe mbijetesën në elitën e futbollit anglez.
Kampionët në fuqi, Arsenali, do ta hapin sezonin në shtëpi ndaj skuadrës së promovuar Coventry City, në një duel që do të shënojë startin e garës së re. Arsenali dhe Manchester City shihen sërish si dy prej favoritëve kryesorë për titull, ndërsa Manchester United, Liverpool, Chelsea, Tottenham, Newcastle dhe Aston Villa pritet të synojnë gjithashtu kreun.
Tre skuadra rikthehen në elitë Në Premier League rikthehen edhe tri skuadra që siguruan promovimin nga Championship. Coventry City, nën drejtimin e Frank Lampard, u shpall kampion i Championship pas 25 vitesh mungesë në elitë. Ipswich Town u ngjit si nënkampion, ndërsa Hull City siguroi biletën pas triumfit në play-off.
Merkato e çmendur para startit Edhe këtë verë klubet angleze kanë shpenzuar shuma të mëdha. Arsenal ka afruar Bruno Guimaraes për rreth 87.5 milionë euro dhe Piero Hincapie për 52 milionë, ndërsa Manchester City ka investuar 135 milionë euro për Elliot Anderson. Chelsea ka realizuar një nga transferimet më të mëdha duke marrë Morgan Rogers nga Aston Villa për rreth 137 milionë euro.
Tottenham ka bërë një merkato të bujshme me Sandro Tonalin dhe Mateus Fernandes, ndërsa Manchester United ka afruar Andrey Santos dhe Youri Tielemans. Liverpooli ndërkohë ka siguruar shërbimet e Ronald Araujos në formë huazimi, me opsion blerjeje prej 55 milionë eurosh. Derbit që nuk duhen humbur Sezoni sjell edhe përballje të mëdha.
Manchester Derby mes United dhe City do të zhvillohet për herë të parë më 13 shtator, ndërsa më 28 nëntor është radha e Merseyside Derby mes Evertonit dhe Liverpoolit. Një tjetër sfidë e shumëpritur është North London Derby mes Tottenhamit dhe Arsenalit, që do të luhet më 5 dhjetor. Nëntë skuadra angleze në Evropë Premier League do të ketë gjithsej nëntë përfaqësues në garat evropiane.
Arsenali, Manchester City, Manchester United, Aston Villa dhe Liverpooli do të luajnë në Champions League. Në Europa League do të garojnë Bournemouth, Sunderland dhe Crystal Palace, ndërsa Brighton do ta përfaqësojë Anglinë në Conference League.
Me shumë transferime të mëdha, rikthime në elitë dhe një garë të fortë për titullin, Premier League 2026/27 pritet të sjellë edhe një sezon të mbushur me spektakël, rivalitete dhe emocione.
