Galatasaray përgatit ofertë të madhe për Bruno Fernandes

0%

Galatasaray po përgatit një ofertë prej rreth 42.7 milionë paundësh për kapitenin e Manchester United, Bruno Fernandes, ndërsa klubi anglez nuk ka ndërmend ta shesë yllin portugez këtë verë.

Sipas raportimeve, Galatasaray është gati t’i ofrojë Fernandesit një pagë prej 18.3 milionë paundësh në vit, që për shkak të sistemit tatimor në Turqi do t’i mundësonte atij të fitojë pothuajse dyfishin e pagës që merr aktualisht në Manchester. Fernandes, 31-vjeçar, dëshiron të qëndrojë te United dhe synon ta udhëheqë skuadrën drejt luftës për titullin e Premier League.

Ai ka edhe një vit kontratë, me opsion për një sezon shtesë, ndërsa deri tani nuk ka arritur marrëveshje për rinovim. “Manchester United e di se do t’i kushtonte shumë më tepër për ta zëvendësuar Fernandesin në tregun aktual. Për këtë arsye, klubi nuk ka plane ta shesë kapitenin” , raportohet në Angli.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Për Fernandesin interesim kanë shfaqur edhe Atletico Madrid, Juventus dhe AC Milan, por Galatasaray duket se është klubi që po përgatit ofertën më konkrete.

Burimi: Bota Sot