Tentoi të korruptojë policët me 50 euro për t’iu shmangur dënimit,

0%

Një person është arrestuar në Gjakovë nën dyshimin se ka tentuar t’u japë ryshfet prej 50 eurosh zyrtarëve të Policisë së Kosovës. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur më , rreth orës , në rrugën “Nënë Tereza” në Gjakovë.

Policia thotë se i dyshuari ishte ndaluar për shkak të një kundërvajtjeje në trafik dhe gjatë kontrollit kishte tentuar t’u jepte zyrtarëve policorë një kartëmonedhë prej 50 eurosh, me qëllim që t’i shmangej masës për kundërvajtjen.

“Pavarësisht paralajmërimit të zyrtarëve policorë se një veprim i tillë është i kundërligjshëm, i dyshuari ka insistuar në dhënien e parave, me ç’rast është arrestuar” – thuhet në njoftimin e Policisë. Rasti është trajtuar nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjakovë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndërsa, sipas Policisë, prokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë ka nxjerrë aktvendim për ndalimin e tij për 48 orë. Kartëmonedha prej 50 eurosh është sekuestruar si provë materiale. Policia ka bërë të ditur se rasti do t’i përcillet Prokurorisë për procedim të mëtejmë, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.

Burimi: Kallxo