Aksident mes veturës dhe motoçikletës në Podujevë, lëndohet një person

0%

Gazeta Sinjali raportoi më parë për një aksident trafiku që ka ndodhur sot rreth orës në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Në aksident janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë, ndërsa si pasojë një person ka pësuar lëndime trupore. Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës , në rrugën ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një automjet dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit, një person ka pësuar lëndime trupore. Me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal”, tha Ahmeti për Sinjalin. Rrethanat e aksidentit po hetohen nga Njësiti i Trafikut Rajonal.

Aksident trafiku në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com