PDK-ja i propozon dy emra për anëtarë të KQZ-së

0%

Partia Demokratike e Kosovës i ka propozuar dy emra të rinj për përfaqësimin e këtij subjekti në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Media mëson se të propozuarit e PDK-së janë Rashit Qalaj, ish-deputet i këtij subjekti politik dhe ish-drejtor i Policisë së Kosovës.

Derisa, emri i dytë është Avdyl Ymeri, i cili ka qenë për shumë vjet punonjës në Departamentin e Rrugëve në Ministrinë e Infrastrukturës. Me këto propozime, PDK-ja ndryshon përbërjen e saj brenda KQZ-së, pasi viteve të fundit këtë subjekt politik e kanë përfaqësuar emra të tjerë.

Burimi: Bota Sot