Prokuroria Themelore në Pejë, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Policisë në Pejë dhe ekipin për Hetimin e Autokrimeve, ka realizuar operacionin për sekuestrimin e një automjeti BMW X6, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane. Sipas Prokurorisë, informacioni për automjetin ishte pranuar nga autoritetet kompetente të Gjermanisë përmes zyrës së ILECU-së.
Automjeti ishte kërkuar në kuadër të një procedure penale ndaj shtetasit kosovar Sh.Q. në Gjermani, nën dyshimin për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”. Pas lokalizimit, më automjeti është sekuestruar, ndërsa Prokurori i Shtetit kishte urdhëruar ndalimin e përkohshëm të tij.
Pas përfundimit të veprimeve të nevojshme procedurale, më , Prokurori i Shtetit ka urdhëruar kthimin e automjetit te pronari i tij, shtetasi gjerman R.D. Prokuroria Themelore në Pejë ka theksuar se mbetet e përkushtuar në bashkëpunimin ndërinstitucional dhe ndërkombëtar për trajtimin efikas të rasteve penale dhe zbatimin e ligjit.
