Vendoset sot gurthemeli i Parkut Industrial në Livadicë të Podujevës

0%

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) sot organizon ceremoninë e fillimit të punimeve për ndërtimin e Parkut Industrial në fshatin Livadicë të Komunës së Podujevës. Në kuadër të ceremonisë do të mbahen fjalime nga Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Poashtu edhe ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, dhe kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi. Ceremonia do të përmbyllet me vendosjen e gurthemelit të Parkut Industrial.

Burimi: Bota Sot