Valdet Kaqandolli po e vazhdon me sukses aventurën e tij në hill climb në Kampionatin Evropian. Në këtë fundjavë Kaçandolli ishte pjesëmarrës në garën në Saint Ursanne të Zvicrës. Ai u rendit i dyti në Grupin 3, duke i inkasuar edhe 18 pikë të reja, shumë të rëndësishme për plasmanin përfundimtar.
Valdeti me Suzuki Swift në vozitjen e parë pati kohë .820, ndërsa në të dytën .037 minuta “Një pistë super e shpejtë, teknike dhe plot me fshehtësi, ku çdo detaj dhe çdo metër kanë rëndësi. Ishte një sfidë e madhe për mua dhe ekipin, por arritëm të luftojmë deri në fund dhe ta mbyllim garën me një vend të dytë ”, ka shkruar Valdeti në faqen e tij në Facebook.
Ai e ka falënderuar ekipin e tij dhe fansat që kanë shkuar ta përkrahin në këtë garë. Aktualisht, Kaçandolli renditet i dyti në plasmanin e përgjithshëm të Grupit 3, ndërsa deri në fund kanë mbetur edhe dy gara, në Slloveni dhe Kroaci.
