Kosova do të përfaqësohet me basketbollin 3×3 në Lojërat Mesdhetare

0%

Komiteti Olimpik i Kosovës ka bërë prezantimin e ekipit të Kosovës për Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, që do të mbahen prej 21 gusht deri më në Itali. 🇮🇹 Kosova do të përfaqësohet me 163 sportistë, prej tyre 87 meshkuj dhe 76 femra, në 21 sporte, duke shënuar numrin më të madh të sportistëve që kanë përfaqësuar vendin tonë në një ngjarje ndërkombëtare shumësportëshe.

Kosova do të përfaqësohet me basketbollin 3×3 në të dyja konkurrencat, te meshkujt dhe femrat. Meshkujt: Adhurim Alijaj Eliot Peci Ardian Ibishi Mal Tusuni Trajner: Qëndrim Demi Femrat: Enisa Kamerolli Elsa Shala Vesa Krasniqi Merisa Bilalli Trajnere: Agnesa Rrahmani Në Itali do të udhëtojë edhe Artina Hasani, Menaxhere e Ekipit të basketbollit 3×3.

Në fazën e grupeve, meshkujt do të përballen me 🇷🇸 Serbinë, 🇹🇷 Turqinë dhe 🇵🇹 Portugalinë, ndërsa femrat me 🇬🇷 Greqinë dhe 🇮🇹 Italinë. Pas Taranto 2026, vendi ynë do të marrë flamurin e organizimit të Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030..

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot