Ku mbetet Besim Brahimi?

0%

Besim Brahimi, trajner që ka zbuluar dhe formuar boksierë. Besim Brahimi nuk është pjesë e ekipit të boksit të Kosovës në Lojërave Mesdhetare, sot në për këtë garë janë tre sportistë të cilët ai i ka krijuar dhe i ka punuar që nga mosha 10–12 vjeçare. Kjo nuk është diçka që duhet harruar.

Duhet të kemi më shumë respekt për trajnerët që me vite të tëra punojnë me fëmijë, i edukojnë, i stërvitin dhe i shndërrojnë në sportistë që një ditë përfaqësojnë Kosovën. Por pyetja është, a dimë ne t’i ruajmë dhe t’i vlerësojmë trajnerët tanë? Nuk mund të presim gjithmonë që Besim Brahimi, me mundin, sakrificën dhe punën e tij, të krijojë kampionë dhe pastaj të harrohet kontributi i tij.

Para katër vitesh, në Lojërat Mesdhetare në Algjeri, Besim Brahimi dhe nxënësi i tij i sollën medalje Kosovës. Sot, disa prej sportistëve që ai i ka formuar janë përsëri në arenën ndërkombëtare. Kjo duhet të jetë krenari për boksin e Kosovës, por edhe një mësim: talenti nuk lind vetë, pas çdo kampioni qëndron një trajner, vite pune, sakrificë dhe përkushtim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Federata dhe institucionet duhet t’i respektojnë e t’i mbështesin trajnerët që po krijojnë gjeneratat e reja, sepse nëse nuk i ruajmë njerëzit që po nxjerrin talentet, rrezikojmë t’i humbim edhe vetë talentet. Kampionët shihen në ring, por puna e trajnerit fillon shumë vite para se ata të ngjiten në ring.

Burimi: Bota Sot