Erdogan Brando, ish futbollist i mirënjohur, me lot në sy, nuk i beson as veshëve e as syve se ka ndërruar legjenda e futbollit të Kosovës, Erdogan Celina. Brando shpreh dhimbje të thellë, duke thënë se Kosova ka humbur një emër të madh, por veprat e Celinës gjithmonë do të jenë të shkruara me shkronja të arta. “Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen tënde nga jeta.
Ti nuk ishe vetëm trajneri im, Ishe njeriu që më dha besimin e parë, që më mësove hapat e parë në futboll dhe që në mënyrën tënde lash gjurmë të pashlyeshme në rrugëtimin tim. Shumë vite kaluam se bashku ,shumë njerëz takuam në jetë, por ata që na hapin derën e parë drejt ëndrrës nuk harrohen kurrë. Sot të them lamtumirë me respekt, mirënjohje dhe shumë dhimbje.
Kujtimi për ty dhe gjithçka që bëre për mua do të mbetet gjithmonë në zemrën time. U prehsh në paqe, Lamtumirë, Erdogan Celina . Do të mbetesh përgjithmonë pjesë e historisë sime”, k a shpreh ngushëllime Brando.