Vetëm një ditë pasi Baseli fitoi në Kupën e Zvicrës ndaj Courtetelles në udhëtim, u përball në stadiumin e saj, “St. Jakob-Park”, me futbollin e nivelit botëror të Barcelonën. Barcelona e fitoi miqësoren me rezultat 5:2 ndaj Baselit. Albian Ajeti u paraqit 46 minuta për Baselin. Pse nuk luajti Shaqiri?
Sipas mediumit zviceran “Blick”, Xherdan Shaqiri qëndroi në stol gjatë të gjitha 90 minutave. Ish-lojtari i kombëtares zvicerane kishte pasur probleme fizike gjatë javës dhe kishte mundur të merrte pjesë vetëm pjesërisht në stërvitje.
Për këtë arsye, trajneri i Baselit, Stephan Lichtsteiner, vendosi ta kursejë Shaqirin dhe të mos e aktivizojë fare në këtë ndeshje prestigjioze kundër Barcelonës.
