Politologu Ermal Hasimja komentoi sot situatën e politikës shqiptare ndërsa prej muajsh vijon edhe protesta qytetare në Tiranë. Duke folur në “Syri TV”, Hasimja tha se veç grupimeve që përfaqësojnë interesa jolegjitime, në protestë ka pjesëmarre të qytetarit mesatar shqiptar, që ka krijuar një lidhje më të drejtpërdrejtë me këtë formë reagimi sesa nga afërsia me partitë politike.
Sipas tij, partitë që kanë ulëse në Kuvend përfaqësojnë interesa të tjera nga ato të qytetarëve dhe veprojnë bazuar në llogari nga më të ndryshmet. “Partitë përfaqësojnë interesa të tjera.
Kemi parë sidomos partia që është në pushtet, shumica, ka njerëz aty që janë futur me llogari nga më të ndryshmet, që përfaqësojnë partinë, përfaqësojnë pastaj edhe interesa jolegjitime, por jo domosdoshmërisht qytetarin mesatar.
Kurse aty në grup i ke të përfaqësuar në protestë, i ke të përfaqësuar që të gjithë, dhe kjo lidhja e përfaqësimit midis grupeve të ndryshme dhe atyre që janë në protestë është më e drejtpërdrejtë. Janë më afër përfaqësuesit atyre që përfaqësojnë në një farë mënyre” ,-tha Hasimja.
