Sekuestrohen 100 mijë euro të padeklaruara te Dheu i Bardhë, gjenden

0%

Në Pikëkalimin Kufitar Dheu i Bardhë është parandaluar një rast i mosdeklarimit të mjeteve monetare, gjatë një kontrolli të detajuar të një autobusi të linjës ndërkombëtare. Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Policisë së Kosovës dhe Doganës së Kosovës, autoritetet kanë gjetur dhe sekuestruar 100 mijë euro , të ndara në 500 kartëmonedha nga 200 euro.

Paratë nuk i ishin nënshtruar procedurave të detyrueshme të deklarimit. Mjetet monetare janë sekuestruar, ndërsa ndaj personit përgjegjës është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore. Policia dhe Dogana kanë theksuar se bashkëpunimi ndërinstitucional do të vazhdojë për zbatimin e ligjit dhe ruajtjen e sigurisë financiare në vend. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com