Java nis me mot të nxehtë, temperaturat nesër deri në 34 gradë

0%

Java e re do të nisë me mot të ngrohtë dhe kryesisht të qëndrueshëm në Kosovë. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), të hënën, vendi do të ketë mot me diell dhe vranësira të pjesshme. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 14°C , ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 28 deri në 34°C .

Era do të fryjë nga drejtimet verilindje dhe veriperëndim , me shpejtësi prej 1 deri në 5 m/s . Pra, java nis me temperatura të larta dhe mot kryesisht me diell, ndërsa vranësirat do të jenë të pjesshme gjatë ditës. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com