Sa ditë e rëndë! Kosova mbetet pa dy emra të mëdhenj

0%

Të dielave na gëzonin me fitore në kohërat e arta të tyre, por këtë të diel ndërruan jetë legjendat Zenun Brovina e Erdogan Celina! E diela sportive, por sot ishte e diela pikëlluese! Sa e kobshme është dita e sotme, e diela e 16 gushtit. Kosova mbetet pa dy emra të mëdhenj, pa dy emra që me qindra mijëra shqiptarë i bënë krenarë ndër vite.

Po sot, në po të njëjtën ditë, ndërruan jetë legjendat e futbollit të Kosovës, Zenun Brovina dhe Erdogan Celina. Eh, e diela! Një ditë e trishtë! Dy emra që lartësuan futbollin e Kosovës. Dy emra të brezit të artë! Brovina e Celina, kur luanin me Prishtinën, ishin ndër emrat që sollën shumë gëzim për tifozët shqiptarë.

Brovina ka qenë edhe pjesë e Partizanit të Beogradit dhe Vëllaznimit të Gjakovës. Celina ka qenë pjesë edhe e Trepçës dhe Lirisë së Prizrenit. Si njëri po ashtu edhe tjetri, ishin reprezentues të Kosovës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Brovina ka qenë edhe vëzhgues në Superligën e Kosovës, ndërsa Celina edhe ndihmëstrajner në gjeneratën e artë të Prishtinës dhe selektor i kombëtares së Kosovës U-21, po ashtu trajner edhe në disa skuadra tjera. Sot Kosova qan, sepse mbetet pa dy emra të mëdhenj, por veprat e tyre gjithmonë do të jenë të shkruara me shkronja të arta. Lamtumirë, legjenda!

Burimi: Bota Sot