Alarm në aeroportin e Malpensës në Milano, merr flakë karroca me

0%

Një incident ka ndodhur ditën e sotme në aeroportin e Malpensës në Milano, ku një karrocë për transportin e bagazheve ka marrë flakë në platformën e Terminalit 1. Sipas mediave italiane dyshimet e para lidhen me mbinxehjen e një baterie litiumi që ndodhej në njërën prej valixheve.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës , ndërsa karroca, në pronësi të kompanisë së shërbimeve tokësore Aviapartner, po përdorej për ngarkimin e bagazheve në pjesën e poshtme të një avioni të British Airways me destinacion Londrën. Nga karroca u ngrit papritur një sasi e madhe tymi, duke alarmuar menjëherë stafin e aeroportit.

Zjarrfikësit e aeroportit mbërritën në vendngjarje dhe arritën t’i vinin flakët nën kontroll brenda pak minutash. Zjarri fatmirësisht mbeti i kufizuar vetëm në karrocë dhe në bagazhe, pa u përhapur drejt avionit apo strukturave përreth. Dyshohet se temperaturat e larta të ditëve të fundit mund të kenë ndikuar në mbinxehjen e baterisë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikësve, aktiviteti i aeroportit të Malpensës nuk u ndërpre dhe trafiku ajror vijoi normalisht. Vonesa e vetme u regjistrua në fluturimin e British Airways drejt Londrës. Nisja, e planifikuar fillimisht pak para orës , u shty me rreth dy orë për shkak të kontrolleve të sigurisë.

Burimi: Bota Sot