Musli Bylykbashi më i miri, OFK Beogradi u gjunjëzua në Prizren para

0%

Liria e Prizrenit ka qenë kockë e fortë për skuadrat e forta siç ishte OFK Beogradi në vitin 1990. Mbi 5 mijë shikues në stadiumin në Prizren panë lojë të bukur dhe dy gola. Liria e mposhti OFK Beogradin, në takimin e javës së 26-të të luajtur me 1 prill të vitit 1990 në kuadër të Ligës së Dytë Unike të ish Jugosllavisë. Futbollisti Musli Bylykbashi ishte më i mirë i kësaj sfide të nxehtë.

“Deri në minutën 14 loja zhvillohej me sulme të njëpasnjëshme nga të dy palët, kurse në atë çast Ramadani nga një gjuajtje e lirë prej 25 metrash shënoi si mjeshtër i vërtetë dhe mposhti portierin Berzakoviq. Pasi u shënua ky gol shpërtheu gëzimi në tërë stadiumin, kurse te lojtarët sikur u kthye vullneti.

Në minutën 18 Bylykbashi mirë e futi në zjarr Ajdareviqin e Alijajn, mirëpo ata u ngatërruan në çastin e fundit. Në minutën 20, Ajdareviqi ngriti përsëri në 2:0”, ka shkruar gazetari Vllaznimi Bytyçii më 2 prill të vitit 1990.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas gazetës “Rilindja” të datët 2 prill të vitit 1990, pas shumë dëshpërimesh, në stadiumin e qytetit në Prizren së fundi u kthye gëzimi te spektatorët (rreth 5.000) që ndoqën takimin ndërmjet Lirisë dhe OFK Beogradit, i cili përfundoi me fitoren e prizrenasve me rezultatin 2:0 (2:0). Pas javës së 26-të Liria renditej në vend të 18-të me 19 pikë e OFK Beogardi në të 11-tin me 23.

Liria – OFK Beogradi 2:0 Loja u zhvillua nëpër një mot me diell. Me plot autoritet takimin e drejtoi referi Beusan i Dubrovnikut, me asistimin e Radisha Rabrenoviqit (Krushqiç) dhe të Mirolub Ausecit (Sezhanë). Me karton të verdhë u ndëshkuan Beh. Gjinaj te Liria dhe Vukosavleviqi i OFK Beogradit. Golat i shënuan: Ramadani në minutën 14 dhe Ajdareviq në minutën 20.

Lojtar më i mirë i kësaj ndeshjeje padyshim ishte Musli Bylykbashi. Liria: Marjanoviq 8, Skënder Kapra 7, Hilmi Arifi 7, Zenel Luma 8, Behajdin Gjinaj 7, Besim Çejku 8, Aliaj 7 (Adil Ajazaj 7), Agim Ajdareviq 8, Rexhep Gaxholli 7 (Cena 7), Osman Ramadani 8 dhe Musli Bylykbashi 8.

OFK Beograd: Bërzakoviq 5, Negiqi 6, Gjuriq 6, Vesiq, Spoljariq 6, Stankoviq 6, Jevtiq 6 (Katiq 7), Marinkoviq 6, Vukosavleviq 6 (Gjurqjeviq 7), Mirkoviq 6 dhe Kërçmareviq 6.

Burimi: Bota Sot