Humbi sandalen mes 1 mijë palë këpucësh, ChatGPT i vjen në ndihmë

0%

Një video ku një burrë përdor ChatGPT për të gjetur sandalen e humbur mes qindra palë këpucësh është bërë virale në rrjetet sociale. Në pamje shihet një hapësirë e mbushur me më shumë se 1,000 palë këpucë. Në vend që t’i kërkonte një nga një, burri fotografoi grumbullin dhe ia dërgoi imazhin ChatGPT-së, duke i kërkuar të identifikonte sandalen e tij.

Sipas postimeve në rrjetet sociale, AI e ndihmoi të përcaktonte vendndodhjen, duke shkaktuar reagime të shumta dhe humor në internet. Komentuesit e cilësuan veprimin si një shembull të përdorimit kreativ të Al. “Nuk e dija që mund ta përdornim ChatGPT edhe për këtë”, shkroi një përdorues.

Megjithatë, autenticiteti i videos dhe detajet e sakta të ngjarjes nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur. Pavarësisht kësaj, rasti tregon se si AI po përdoret gjithnjë e më shumë edhe për situata të zakonshme të përditshmërisë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi