Zbulohen identitetet e gjashtë personave që mbetën të lënduar nga zjarri i fuqishëm që përfshiu në orët e para të mëngjesit hotelin “Brooklyn” në Lungomare të Vlorës. Të lënduarit janë kryesisht të rinj, mes moshave 20 dhe 30 vjeç.
Sipas të dhënave, bëhet fjalë për: Ndorina Rexhepi 25 vjeç Arlinda Rexhepi 27 vjeç Erza Grainca 21 vjeç Aldo Kasimi 30 vjeç Ana Dyrmishi 25 vjeç Luan Saliu, 21 vjeç Zjarri ra rreth orës në ambientet e brendshme të hotelit, në lagjen “10 Korriku”. Flakët dyshohet se nisën në ambientet e restorantit dhe u përhapën në godinë, duke detyruar pushuesit të kërkonin rrugëdalje nga hoteli.
Disa prej tyre, në përpjekje për t’u shpëtuar flakëve, u detyruan të hidheshin nga ballkonet, duke pësuar fraktura dhe dëmtime të tjera trupore. Sipas Policisë, pesë nga të lënduarit janë transportuar për mjekim të specializuar në Spitalin e Djegieve në Tiranë, ndërsa një tjetër po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Vlorës.
Dy prej të lënduarve kanë pësuar djegie të konsiderueshme në trup. Kurti reagon pas zjarrit në hotelin në Vlorë: Jemi të tronditur, po monitorojmë gjendjen e qytetarëve tanë Nga hetimet paraprake, përfshirë këqyrjen e pamjeve të kamerave të sigurisë, rezulton se zjarri ka qenë aksidental.
Dyshohet se flakët janë shkaktuar nga djegia e prizës elektrike të një frigoriferi, i cili ndodhej në ambientet e restorantit, raporton Top Chanel. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e rrethanave të saj.
Më herët është raportuar se nga qytetarët e lënduar 5 janë shtetas kosovarë, të cilët kishin ardhur me pushime në Vlorë dhe ishin akomoduar në hotelin Brooklyn në Lungomare.
