Broja protagonist te penalltia dhe sherri

0%

Armando Broja e ka nisur këtë edicion në Championship me fanellën e Bërnlit si zëvendësues, por ka qenë protagonist në barazimin e rëndësishëm 2-2 që skuadra e tij mori përballë Uest Hem. Broja hyri në fushë vetëm në minutën e 76-të, kur shifrat ishin 2-0 për ekipin mik që dukej në kontroll të plotë të ndeshjes së javës së parë.

Por pikërisht nga një pasim i Brojës erdhi penalltia që rihapi takimin, me Fleming që e ekzekutoi saktësisht duke ndezur edhe një herë atmosferën dhe një sherr të vogël pas saj, ku u përfshi edhe sulmuesi shqiptar Në minutat shtesë të ndeshjes, erdhi edhe goli i dytë i Fleming, që vulosi një barazim 2-2 i cili dukej si një fitore për skuadrën e sulmuesit shqiptar që duket se mund të ketë minuta në fushë edhe me trajnerin e ri.

Burimi: Bota Sot