Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar në lidhje me motin që parashikohet të mbajë gjatë javës që vjen (.2026). Të hënën e pritet që të ketë diell dhe vranësira të pjesshme. Gjatë kësaj dite temperaturat minimale do të sillen mes 10 dhe 14 gradë Celsius kurse maksimalet mes 28 e 34.
Dita e martë pritet të jetë me diell dhe vranësira, të cilat gjatë ditës në disa vende mund të sjellin shi dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale gjatë kësaj dite pritet të variojnë nga 11 deri në 15 gradë Celsius kurse maksimalet mes 24 dhe 28 gradë Celsius. Të mërkurën pritet që të ketë mot me diell dhe pjesërisht të vranët.
Gjatë kësaj dite pritet që temperaturat minimale të lëvizin nga 10 deri në 14 gradë Celsius kurse ato maksimalet nga 24 deri në 30. Dita e enjte po ashtu pritet të jetë kryesisht me diell e me vranësira të pakta kryesisht rreth vendeve malore. Temperaturat minimale gjatë së enjtes pritet të shkojnë nga 9 deri në 13 gradë Celius kurse maksimalet nga 27 deri në 33.
E premtja pritet të jetë kryesisht me diell dhe me temperatura minimale mes 11 e 15 gradë Celsius kurse ato maksimalet nga 29 deri në 34. Kushtet biometeorologjike do të jenë përgjithësisht të mira dhe të favorshme, veçanërisht gjatë orëve të mëngjesit dhe mbrëmjes.
“Temperaturat e larta gjatë orëve të mesditës, sidomos të hënën, të enjten dhe të premten, mund të shkaktojnë ngarkesë të shtuar termike te personat e ndjeshëm.”- ka njoftuar IHMK. Gjatë orëve mes deri në ora indeksi Ultra Violetë pritet të jetë i lartë deri në shumë i lartë.
“Ekspozimi i drejtpërdrejtë dhe i zgjatur në diell duhet të shmanget gjatë orëve me rrezatim më të fortë.”- ka thënë IHMK. Instituti rekomandon që të shmanget qëndrimi i gjatë në diell gjatë orëve të mesditës; të përdoren kapele, syze dielli dhe krem mbrojtës me faktorë të përshatshëm ndaj rrezatimit UV; të konsumohen lëngje mjaftueshëm sidomos gjatë ditëve me temperatura të larta.
“Gjatë mundësisë për stuhi të martën, fermerët këshillohen të jenë të kujdesshëm ndaj rrufeve, erërave të forta dhe breshrit.”- thuhet tutje në këtë njoftim.
