Liverpooli është gati t’i dërgojë Juventusit një ofertë prej 100 milionë eurosh për Kenan Yıldız, nëse nuk arrin marrëveshje me Paris Saint-Germainin për Bradley Barcolan. Sipas gazetarit Florian Plettenberg, ylli turk është alternativa kryesore e “The Reds” në rast se PSG nuk i ul kërkesat financiare për Barcolan.
Liverpooli po e konsideron seriozisht transferimin e Yıldız dhe është i gatshëm të investojë deri në 100 milionë euro për talentin e Juventusit. Oferta për 21-vjeçarin pritet të dërgohet të hënën, nëse bisedimet për Barcolan nuk sjellin marrëveshje. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
