I kërkuar nga Spanja për trafik droge, arrestohet në Rinas 43-vjeçari

0%

Bujar Buja, 43 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, është arrestuar në Aeroportin e Rinasit teksa po hynte në Shqipëri. Buja, i lindur në Gjakovë dhe banues në Amsterdam, kërkohej nga Spanja me qëllim ekstradimi.

Sipas Policisë, Gjykata Qendrore e Instruksionit nr. 1 pranë Audiencës Nacionale të Madridit kishte caktuar ndaj tij në korrik 2026 masën e sigurisë “arrest me burg”. Ai dyshohet për veprat penale “Trafikim të lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”.

Nga hetimet e Policisë Gjyqësore spanjolle dyshohet se është zbuluar një organizatë kriminale që vepronte kryesisht në zonën e Costa del Sol dhe merrej me trafikimin e kokainës në pjesë të ndryshme të Spanjës. Sipas dosjes hetimore, Buja dyshohet se ishte i përfshirë në transportin e lëndës narkotike.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Arrestimi i tij është realizuar në kuadër të operacionit ndërkombëtar “The Wanted”, pas koordinimit mes Policisë Kufitare dhe Interpol Tiranës. Ndaj 43-vjeçarit tashmë kanë nisur procedurat për ekstradimin drejt Spanjës. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com