Barcelona nis kontaktet për Lautaro Martinezin, argjentinasi shihet

0%

Barcelona ka nisur të lëvizë për Lautaro Martinezin, duke kontaktuar përfaqësuesit e sulmuesit të Interit. Kapiteni zikaltër po konsiderohet si një prej alternativave kryesore të katalunasve në rast se nuk arrijnë ta transferojnë Julian Alvarezin. Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, tashmë ka zhvilluar bisedime me kampin e Lautaros për të kuptuar mundësinë e një transferimi.

Interi, ndërkohë, është i gatshëm të dëgjojë ofertat për sulmuesin argjentinas, por kërkon të paktën 100 milionë euro për ta lënë të lirë. Barcelona e vlerëson Lautaron në rreth 80 milionë euro, duke bërë që çmimi të jetë një prej pikave kryesore që duhet të zgjidhet mes palëve.

Vetë Lautaro nuk do ta kundërshtonte një kalim te Barcelona, megjithatë ai nuk ka ndërmend të shtyjë për largimin nga Interi. Argjentinasi vazhdon të ndihet mirë në Milano dhe nuk po kërkon me çdo kusht një aventurë të re. Prioriteti i Barcelonës mbetet Julian Alvarez, por negociatat me Atletico Madridin nuk janë të lehta.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Për këtë arsye, drejtuesit katalunas po punojnë paralelisht edhe në skenarë alternativë. Nëse marrëveshja për Alvarezin nuk realizohet, Barcelona pritet të shtojë presionin për transferimin e Lautaro Martinezit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com