Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës ka shkruar për zjarrin që shpërtheu në një hotel në Vlorë, me ç’rast katër shtetas të Kosovës mbetën të lënduar. Si pasojë e këtij zjarri që nisi në orët e hershmë të mëngjesit, tri nga viktimat kosovare po marrin trajtim mjëksor në Tiranë dhe një tjetër në Vlorë.
“Jemi të tronditur nga lajmi dhe po e monitorojmë nga afër gjendjen e qytetarëve tanë, duke qenë në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet përkatëse në Shqipëri. Të lënduarve u dëshiroj shërim të shpejtë dhe të plotë.”- shkroi Kurti në rrjete sociale.
Më u raportua se nj ë zjarr i rënë në orët e para të mëngjesit në hotel “Brooklyn” në lagjen “10 Korriku” në Vlorë ka lënë të lënduar gjashtë pushues. Pesë prej tyre dyshohej se janë shtetas të Kosovës, ndërsa një është nga Rrësheni.
Sipas njoftimit paraprak të Policisë, zjarri ka qenë aksidental dhe dyshohet se është shkaktuar nga djegia e prizës elektrike të një frigoriferi në ambientet e restorantit. Dy prej të lënduarve kanë pësuar djegie të konsiderueshme trupore dhe janë transportuar për mjekim të specializuar në Spitalin e Djegieve në Tiranë.
