Trumpi këmbëngul se Ngushtica e Hormuzit do të hapet pa pagesë

0%

Flutura Gashi-Mehmeti Shpërndaje në: Presidenti amerikan, Donald Trump, ka këmbëngulur se Ngushtica e Hormuzit do të hapet “pa pagesë”, sipas marrëveshjes së SHBA-së me Iranin për t’i dhënë fund luftës. Duke folur të martën në samitin e G7-s në Francë, presidenti amerikan ka thënë gjithashtu se Irani “nuk do të ketë kurrë armë bërthamore”, teksa ka kritikuar Izraelin për Libanin. Komentet e Trumpit, ndër më të zëshmet e tij deri më tani, tregojnë shkallën e “përplasjes” së tij me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, shkruan BBC. Pakistani, një ndërmjetës kyç, ka njoftuar të dielën se SHBA-ja dhe Irani kishin arritur një marrëveshje, por përmbajtja e saj ende nuk është ndarë. Të hënën, zyrtarët e administratës Trump kanë thënë se marrëveshja ishte nënshkruar tashmë elektronikisht nga të dyja palët, ndërkohë që një ceremoni zyrtare do të zhvillohet në Zvicër më vonë këtë javë. Ndërkohë, çmimi i naftës po vazhdon të bjerë pas njoftimit për marrëveshjen. Një fuçi nafte e papërpunuar Brent, që është standardi ndërkombëtar, ka rënë nën 80 dollarë për herë të parë që nga fillimi i marsit.

Burimi: Koha