Alicia Silverstone rikthehet si Cher Horowitz në vazhdimin e

0%

Aktorja amerikane Alicia Silverstone do të rikthehet në rolin e ikonës Cher Horowitz në një seri të re vazhdim të filmit kult “Clueless”, ka bërë të ditur Paramount+. Silverstone jo vetëm që do të interpretojë sërish personazhin e saj të famshëm, por do të jetë edhe producente ekzekutive e serialit, i cili pritet të nisë xhirimet në Los Angeles në vitin 2027.

Në projekt do të përfshihet gjithashtu edhe skenaristja dhe regjisorja e filmit origjinal, Amy Heckerling, si producente ekzekutive. Ngjarja e re do të zhvillohet 30 vite pas filmit të parë dhe do të sjellë një Cher Horowitz tashmë të rritur, e suksesshme në biznes dhe të përkushtuar ndaj familjes.

Megjithatë, jeta e saj merr një kthesë të re kur vajza e saj hyn në vitet e gjimnazit, duke bërë që Cher të përballet me sfidat e prindërimit dhe të ndihet sërish “e hutuar” përballë botës së adoleshentëve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Alicia Silverstone Seriali do të shkruhet dhe prodhohet nga Josh Schwartz dhe Stephanie Savage, krijuesit e projekteve të njohura si “The O.C.”, “Gossip Girl” dhe “Nancy Drew”, së bashku me Jordan Weiss, autore e “Freakier Friday” dhe “Dollface”.

Filmi origjinal “Clueless”, i publikuar në vitin 1995, u shndërrua në një fenomen të kulturës pop dhe e bëri Cher Horowitz një nga personazhet më të paharrueshme të kinemasë së viteve ’90. Alicia Silverstone

Burimi: Bota Sot