Milani vendos çmimin

0%

E ardhmja e Santiago Himenezit duket gjithnjë e më larg AC Milan. Pas një sezoni të vështirë dhe një rendimenti shumë poshtë pritshmërive, klubi kuqezi është gati të shqyrtojë shitjen e sulmuesit meksikan, por vetëm sipas kushteve të tij. I ardhur nga Fejenord për 30.2 milionë euro, Himenezi sot ka një vlerë të mbetur në bilanc prej rreth 20 milionë eurosh.

Pikërisht për këtë arsye, Milani do të ishte i gatshëm të merrte në konsideratë oferta më të larta se kjo shifër, në mënyrë që të realizojë edhe një fi tim të vogël ekonomik dhe të shmangë një humbje fi nanciare nga investimi i bërë vetëm 18 muaj më parë. Paqartësinë për të ardhmen e tij e shtojnë edhe statistikat e sezoneve të fundit.

Mes viteve 2025 dhe 2026, sulmuesi ka shënuar vetëm 7 gola, ndërsa në kampionatin e fundit ka mbetur me 0 gola. Një tjetër problem me kaviljen, i pësuar gjatë Botërorit, e ka detyruar të qëndrojë në Milanelo, ndërkohë që skuadra është e angazhuar në turneun veror. Ndërkohë, Himenezi ka zgjedhur rrjetet sociale për të publikuar një mesazh që ka tërhequr vëmendjen e tifozëve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në historitë e tij në Instagram ai ka shpërndarë një pasazh nga Bibla, duke e shoqëruar me një refl ektim: “Zoti kërkon tek ne një jetë që, në përditshmëri, në vendimet e vogla dhe në veprimet e çdo dite, të pasqyrojë dritën e tij”.

Burimi: Bota Sot