Shpërndaje në: Ministria britanike e Mbrojtjes ka njoftuar se po heton raportet se fregata ruse “Admiral Grigorovich”, ka qëlluar me armë paralajmëruese 500 metra larg një jahti britanik që lundronte më shumë se 30 km në jug të Ishullit të Wight. Nuk janë raportuar lëndime ose dëme te jahti, i cili po vazhdon udhëtimin e tij. Një anije patrullimi ka vizituar jahtin për të mbledhur të dhëna dhe për të kontrolluar nëse ekuipazhi është i sigurt. Incidenti vjen disa ditë pasi Mbretëria e Bashkuar sekuestroi një cisternë nafte të lidhur me Rusinë në brigjet e Ishullit të Wight, hera e parë që forcat britanike kanë udhëhequr sekuestrimin e një anijeje të sanksionuar, që nga fillimi i luftës kundër Ukrainës. “Ne po hetojmë raportet për një incident në Kanal”, ka thënë ministria e Mbrojtjes. Megjithatë, burime të mbrojtjes kanë thënë se po e shihnin incidentin si një rast të izoluar, jo të lidhur me sekuestrimin e anije Smyrtos nga Mbretëria e Bashkuar..
