Iliriana festoi ditën e djeshme ditëlindjen e saj, me ç’rast mori një surprizë mjaft të veçantë nga partneri i saj, Adri. Ky i fundit publikoi një video nga momenti i befasisë, ku Iliriana nuk i mbajti dot lotët nga gëzimi dhe emocionet e surprizës së Adrit.
Dizajnerja e njohur e bizhuterive, Ariana Nila, ka zbuluar detajet unike të unazës së punuar enkas me porosi nga Adri për ditëlindjen e Ilirianës. Unaza luksoze mban një diamant të madh e shkëlqyeshëm 7ct, si dhe inicialet e tyre të gdhendura përgjatë rrethit, por ajo që e bën vërtet të veçantë fshihet në pjesën e saj të brendshme.
Aty janë vendosur dy gurë të fshehur (birthstones) që përfaqësojnë muajt e lindjes së çiftit, përkatësisht Sapphire dhe Peridot. Kjo ide simbolike lindi sepse Adri dëshironte që në të ardhmen, hapësira e brendshme e unazës të plotësohet me gurët e muajve të lindjes së fëmijëve që do të vijnë në jetë.
