Rizespor ka fituar ndeshjen e parë të sezonit në Superligën turke përballë Konyasporit në transfertë. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Konya Buyuksehir” përfundoi me shifrat 0:1. Është dashur minuta e 90’+7, ku Qazim Laçi u shfaq nën “petkun” e heroit në radhët e Rizesporit, duke shënuar saktë nga pika e bardhë e penalltisë.
Me këtë gol që ka vlerë e tri pikëve, skuadra e shqiptarit merr përkohësisht kreun, ndërsa vetë Laçi u vlerësua me notën 8.9 nga platforma e “Flashscore”.
Burimi:
Bota Sot
