Vëllaznimi starton me fitore

0%

Vëllaznimi i Gjakovës e ka nisur me këmbë të mbarë edicionin e ri në Ligën e Parë të Kosovës. Gjakovarët kthehen me pikë të plota nga Ferizaj, duke i shkaktuar humbje me rezultat 3:1 Tefik Çangës. Golat e fitores i realizuan Qemail Elshani (nga penalltia), Wesley Honorio e Rron Rogova. Vëllaznimi synon kreun e tabelës dhe rikthimin në elitën e futbollit të Kosovës.

Burimi: Bota Sot