Barcelona ka dorëzuar te Manchester City ofertën e tretë zyrtare për transferimin e Rodrit. Sipas raportimeve, paketa totale e propozimit, duke përfshirë shumën fikse dhe bonuset, arrin në 70 milionë euro. Në kampin katalanas ka besim të plotë se marrëveshja me Manchester Cityn mund të arrihet brenda kësaj jave.
Ndërkohë, Rodri është në pritje të dritës së gjelbër, pasi thuhet se ka arritur marrëveshje personale me Barcelonën prej disa javësh. Tani mbetet vetëm që dy klubet të gjejnë gjuhën e përbashkët për transferimin.
