Një shtetas kosovar është ekstraduar më 15 gusht nga Kroacia në Kosovë, pasi kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë në Kosovë. Sipas Policisë së Kosovës, ekstradimi është realizuar nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (ILECU), në koordinim me njësitet relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë.
I ekstraduari dyshohet se është i përfshirë në veprën penale “Dhunimi”. Pas mbërritjes në Kosovë, i dyshuari u është dorëzuar njësive përkatëse policore për procedura të mëtejshme ligjore.
