Një grua 66-vjeçare është lënduar nga arma e zjarrit në fshatin Greme të Ferizajt. Raportohet se gruaja ka pësuar lëndime të lehta në këmbë. Rasti është shënuar te premten, më , ndërsa Policia është njoftuar rreth orës nga Spitali i Ferizajt se një grua ishte duke marrë tretman mjekësor për lëndime të shkaktuara nga arma e zjarrit.
Policia thotë se rasti dyshohet se ka ndodhur rreth orës , në rrugën “Shabi Hashani” në fshatin Greme, derisa viktima ishte duke ecur. Si i dyshuar i këtij rasti është identifikuar A.H., 23-vjeçar. Pas kësaj, Policia bën të ditur se ka ka sekuestruar në shtëpinë e të dyshuarit një pushkë gjahu me një fishek.
I dyshuari është shoqëruar në Stacionin Policor në Ferizaj, ku është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Ai dyshohet për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
“Pas përfundimit të procedurave policore, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti mbetet nën hetim për procedura të mëtejshme”- shkruhet në komunikatën e Policisë të datës .
