Emocionet e sezonit futbollistik 2026/2027 po rikthehen me La Liga. Liga elitare spanjolle do të nis sezonin e ri sot me dy përballje interesante. Alaves do të pres Getafen, kurse Sevilla do të jetë nikoqir i Rayo Vallecanos. Ndërkohë dy gjigantët spanjoll, Real Madrid dhe Barcelona ndeshjet e para të këtij edicioni do t’i luajnë me datat 26 gusht, respektivisht 27 gusht.
Dy duelet e sotme mund t’i ndiqni në platformën “ArtMotion” në kanalin “Sport2”
Burimi:
Bota Sot
