Policia ka kryer pesë bastisje në Zubin Potok më , gjatë të cilave janë gjetur dhe konfiskuar armë, qindra fishekë dhe pajisje të ndryshme. Në rastin e parë, rreth orës , njësitë policore kanë bastisur shtëpinë e një gruaje, ku kanë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie me leje. Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Rreth orës , gjatë bastisjes në shtëpinë e një të dyshuari , policia ka gjetur një kallashnikov, një revole, 446 fishekë, 42 krehër, një radiolidhje dhe pajisje të tjera ushtarake. Edhe në këtë rast, me vendim të prokurorit, procedura do të vazhdojë në procedurë të rregullt.
Në një bastisje tjetër, e zhvilluar rreth orës , policia ka gjetur në shtëpinë e një të dyshuari 178 fishekë të kalibrave të ndryshëm, një gazmaskë, dy radiolidhje dhe disa pajisje të tjera për armë. Rasti, me vendim të prokurorit, vazhdon në procedurë të rregullt.
Ndërkaq, rreth orës , policia ka kryer bastisje në një shtëpi të pabanuar, ku ka gjetur dhe konfiskuar 30 fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe pesë gëzhoja të armëve të gjata. Edhe për këtë rast është vendosur që rasti të vazhdojë në procedurë të rregullt.
Në bastisjen e pestë, e cila është kryer rreth orës në shtëpinë e një të dyshuari, policia ka gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie, një revole dhe dy fishekë. Me vendim të prokurorit, edhe ky rast vazhdon në procedurë të rregullt.
