Sezoni i ardhshëm i kampionatit turk pritet të sjellë spektakël. Superliga këtë verë ka grumbulluar disa nga sulmuesit më të përfolur të futbollit europian. Tashmë kalibrit të Osimhenit i shtohen edhe emra të tjerë, që letër premtojnë pafund gola. Mohamed Salah ishte blerja e bujshme e kësaj vere.
Egjiptiani që prej vitesh ka qenë në majën e futbollit europian me paraqitjet e kryera me Liverpulin, tashmë do të luajë me fanellën e Trabzonsporit. Së bashku me Ernest Muçin dhe Onuaçun formojnë një treshe të frikshme. Ndërkohë, Fenerbahçes i është bashkuar së fundmi Romelu Lukaku, pa harruar këtu edhe Vedat Muriqin.
Sulmuesi shqiptar është një ndër të paktët sulmues pykë në qarkullim dhe në sezoni e shkuar shënoi mbi 20 gola në La Liga. Pas në merkato nuk ka mbetur as Beshiktashi. Bardhezinjtë kanë siguruar shërbimet e Vlahoviçit, që prej disa sezonesh ka mbajtur veshur fanellën e Juventusit.
