Galatasaray – Corum ishte ndeshja që çeli sezonin e ri në Superligën turke, përballje që rezultoi një dramë e vërtetë. Plot 4 gola të shënuar, por secila prej skuadrave ndau nga një pikë në këtë fillim, ndërsa u dha edhe një karton i kuq për miqtë, ndaj sulmuesit grek Alexandros Kyziridis në minutën e 70-të.
Mirëpo, ajo çfarë të gjithë prisnin ishte debutimi i Ylber Ramadanit, i cili u transferua tek Corum nga Lecce këtë verë. Mesfushori shqiptar nuk ishte prezent, qoftë në formacion, stolin e rezervave apo dhe tribuna. Kjo e ka një shpjegim dhe bëhet fjalë për një pezullim që Ramadani e ka “me vete” që prej sezonit të fundit me klubin italian.
Me ndeshjen e parë, tashmë dhe dënimi i prapambetur është ezauruar dhe mesfushorin e Shqipërisë mund ta shohim që në ndeshjen e radhës me Corum.
