Mesazh emocionues për Gjimshitin, tifozët e Atalantës përshëndesin

0%

Berat Gjimshiti është larguar nga Atalanta pas një dekade në radhët e klubit italian, duke udhëtuar drejt Arabisë Saudite, ku është bërë pjesë e Al Dirijah. Futbollisti ka nisur punën me klubin e tij të ri dhe nuk ka mundur t’u japë lamtumirën tifozëve të Atalantës para se të largohej, pasi është nisur menjëherë drejt Lindjes së Mesme për të përgatitur debutimin e tij në kampionat.

Megjithatë, tifozët e Atalantës nuk e kanë harruar mbrojtësin, i cili ka qenë një nga kapitenët e skuadrës. Në miqësoren e së premtes ndaj Atletik Bilbaos, ata shpalosën një mesazh të madh kushtuar pikërisht Gjimshitit. “Nga mbijetesa jonë te kupa në Dublin. Përulësi, djersë dhe sakrificë si bergamask i vërtetë… si atalantin i vërtetë.

Faleminderit, Berat!”, shkruhej në parullën e hapur nga tifozët e Atalantës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot